E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thike adoleshenti

Tirane- Nje 18-vjecar eshte qelluar me thike, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne afersi te pallateve Hauai ne Laprake. Jeton Ferhati, 18 vjec, banues ne lagjen Bathore eshte qelluar me thike, dy here pas nje grindje te castit. Policia e kryeqytetit ka shpallur ne kerkim dy persona, te cilet dyshohet se jane autore te kesaj ngjarjeje. Ata jane dy vellezerit Ervin Meta, 22 vjec dhe Elvis Meta, 24 vjec. Sipas burimeve, gjithcka ka ndodhur per nje grindje banale mes te rinjve, e cila me pas ka degraduar ne perdorim te armeve te ftohta.

Ngjarja

Ferhati mesohet se ka qene duke pire kafe ne nje lokal ne afersi te pallateve Hauai. Ora shenonte 11:00, kur nje person e ka thirrur dhe adoleshenti ka dale nga lokali menjehere. Sipas burimeve nga policia sapo ka zbritur shkallet e mermerta, autori i kesaj ngjarjeje, pas debateve te castit e ka goditur ate dy here me thike, ne brinje dhe ne zemer, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas autoret jane larguar me vrap nga vendngjarja. Kane qene kalimtare te rastit te cilet e kane derguar menjehere per ne Spitalin Ushtarak, ku pas ndihmes mjekesore, nuk ka mundur dot te jetoje. Ne te njejten kohe eshte lajmeruar edhe policia. Efektiva te Komisariateve numer 2 dhe 3 Tirane, kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku kane kryer veprimet e para hetimore. Po ashtu ne vendngjarje kane shkuar edhe inspektoret e krimeve te seksionit Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, prokurori i ceshtjes, si dhe Tonin Voci, Drejtor i Policise se Qarkut Tirane. Grupi hetimor pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, ka marre ne pyetje disa persona te cilet jane gjendur ne ato momente.

Hetimet

Policia e kryeqytetit ka shpallur ne kerkim dy autoret e dyshuar te kesaj ngjarjeje. Ata jane Elvis Gjelosh Meta, 24 vjec dhe Ervin Gjelosh Meta, 22 vjec. Sipas burimeve nga policia gjithcka ka nisur pas nje zenke mes tre te rinjve. Sipas burimeve dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti te castit, per motive te dobeta. Keshtu mesohet se vetem nje shprehje "perse me pe", eshte bere shkak i nisjes se konfliktit mes te rinjve, te cilet pas sharjeve kane perfunduar ne perdorim te armeve te ftohta. Po ashtu ne ambientet e policise jane shoqeruar edhe disa persona, te cileve jane duke iu marre deklarimet perkatese, ne lidhje me ngjarjen e ndodhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›