Semundja misterioze, vetevritet emigranti
Semundja dhe vuajtjet e shumta cojne drejt veteflijimit nje 59-vjecar nga qyteti i Shkodres, disa dite pas kthimit nga Italia, ku kishte emigruar se bashku me familjen. Kalimtare te rastit ne fshatin Dajc, afer kishes, zbuluan kufomen e Mark Hotit, i cili prej tri ditesh kishte mberritur ne qytetin verior. Menjehere jane njoftuar sherbimet e policise dhe ne vendngjarje eshte gjetur nje arme pistolete dhe nje leter, ne te cilen viktima shkruante motivet e vetevrasjes me plumb ne koke, qe, sipas policise, kane qene shmangia e vuajtjeve te shumta. Ngjarja mendohet te kete ndodhur pas mesnates se enjte, duke u zbardhur dita e djeshme, pasi 59-vjecari ka dale nga shtepia i vetem. Por policia pervec pistes se vetevrasjes po ndjek edhe ate te ekzekutimit te emigrantit per motive ende te paqarta. Ne pyetje jane marre te afermit e tij qe kane shpjeguar vitet e emigracionit dhe problemet qe kishte Marku, i cili mesohet se vuante nga nje semundje.
Letra e gjetur ne xhepin e Mark Hotit, ka bere qe policia te besoje ne nje vetevrasje, por gjithsesi hetimet nuk perjashtojne pistat e tjera. Burime zyrtare thane se nga hetimet ka rezultuar se ne leter shkruhej nje tekst i shkurter qe eshte derguar per ekspertize daktilografie.