E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po vihet ne vend drejtesia e mohuar"

Historiani i njohur, prof. Nikolla Pano, ne nje interviste me VOA, vlereson se "Pavaresia e Kosoves eshte venie ne vend e nje drejtesie te mohuar"
Ndersa afrohet dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves, nje ekspert i Ballkanit, qe e ka ndjekur nder vite situaten atje, shpreh entuziazmin per kete ngjarje. Historiani Nikolla Pano thote per "Zerin e Amerikes" se pavaresia eshte venia ne vend e nje drejtesie te mohuar per nje kohe te gjate, megjithate ai shton se Kosova do te jete tani nen veshtrimin e kujdesshem si te miqve, ashtu edhe armiqve.
Profesor Pano, ju e keni studiuar rajonin per nje kohe te gjate, keshtu qe ne fillim desha t'ju pyes, cilat jane mendimet tuaja tani qe pavaresia e Kosoves, sipas njoftimeve, pritet te shpallet te dielen.
Jam shume i lumtur. Ky eshte kurorezimi i nje procesi te gjate. Pak popuj ne Evrope, kane provuar padrejtesi si ato qe u jane dashur te vuajne kosovareve, duke filluar qe nga traktatet e viteve 1912 dhe 1913, shtypja e regjimit jugosllav ne periudhen mes lufterave dhe pas Luftes se Dyte Boterore. Kosova e ka merituar vertet pavaresine, e cila i eshte mohuar per nje kohe te gjate dhe mendoj se mohimi i pavaresise se Kosoves ka qene nje mohim i drejtesise. Gjithashtu, mendoj se tani po merr zgjidhje nje nga ceshtjet e rendesishme kombetare te Evropes.
Shpesh neper intervista dhe diskutime pyetja qe shtrohej ka qene cfare do te ndodhe me pas (pas pavaresise). Tani mbase ka ardhur koha te pyesim vertet: Cfare do te ndodhe sipas jush, pas shpalljes se pavaresise?
Kosova do te perballet me disa sfida te jashtezakonshme. Se pari, eshte sfida politike, ajo per ngritjen e nje sistemi funksional politik. Nuk duhet te harrojme qe Kosova do te jete nen nje vezhgim te vazhdueshem dhe te shumellojshem si nga miqte, ashtu edhe nga armiqte. Miqte e Kosoves do te kerkojne arritjen e standardeve te larta, ndersa armiqte do te jene te vemendshem ndaj cdo problemi te vogel, ndersa Kosova perpiqet te ndertoje demokracine, shtetin ligjor, garantimin e te drejtave per te gjitha pakicat. Ne lidhje me pakicat do te shtrohet ceshtja se cili do te jete qendrimi i pakicave ndaj qeverise se re: a do ta cojne deri ne fund kercenimin per mosbashkepunim? Pa dyshim qe Mitrovica do te jete nje pike tensionesh. Do te duhet nje pune e madhe dhe ndihma e forcave te UNMIK-ut qe do te jene ende atje. Keshtu pra Kosova do te perballet me nje numer te madh sfidash politike dhe shpresoj qe ne rrugen per t'u bere balle atyre, populli i Kosoves nuk do te perserise gabimet e Shqiperise, gjate periudhes se tranzicionit. Nuk eshte koha per prirje te theksuara partiake dhe per ndjekjen e interesave te ngushta vetjake ne Kosove. Sfidat jane aq te medha saqe udheheqesit e te gjitha partive dhe te gjitha grupimeve duhet te punojne se bashku per te zgjidhur problemet, me te cilat perballet vendi. Sigurisht qe do te duhet te filloje zhvillimi ekonomik, inkurajimi i investimeve te huaja, do te duhet zgjidhur problemi i aktiviteteve te paligjshme, si kontrabanda. Po ashtu, kosovaret duhet te fillojne procesin e krijimit te nje uniteti te forte kombetar. Synimi kryesor i popullit te Kosoves duhet te jete ngritja e nje shteti te drejte, ku te mbizoteroje shteti ligjor dhe ku korrupsioni dhe forma te tjera krimi te mos tolerohen.
Cfare ndikimi do te kene te Kosova dhe ne pergjithesi te Ballkani, acarimet e fundit diplomatike qe vihen re ne qendrimet e kunderta te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise, e cila mbeshtet Serbine?
Fakti qe jemi ne nje periudhe rivaliteti ne rritje mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise dhe qe nje nga pikat e mosmarreveshjes mes tyre jane pikepamjet e kunderta per pavaresine e Kosoves, shton nje element tensioni ne kete proces, eshte nje faktor tjeter qe nderlikon ngritjen e nje shteti funksional ne Kosove. Nuk ka dyshim qe qeveria e Serbise nuk do ta njohe Kosoven dhe nuk do te bashkepunoje. Do te jete interesante te shihet nese qeveria serbe do ta zbatoje ne praktike kercenimin per te ushtruar autoritetin e saj ndaj pakices serbe dhe sigurisht qe kjo do te ishte nje burim tensionesh mes dy qeverive. Po ashtu megjithese qeveria serbe ka thene se nuk do te perdore dhunen, ose agresionin ndaj Kosoves, ne ate vend ka disa nacionaliste te skajshem qe mund te ndermarrin veprime qe mund te krijojne tensione qe do te destabilizonin ekuilibrin e brishte qe eshte i nevojshem per suksesin e shtetit te Kosoves.
Keta faktore te jashtem do te kene rendesi dhe e nuk ka diskutim qe nuk do te jete e thjeshte qe te ngrihet nje shtet efektiv dhe funksional ne Kosove, por jam i bindur se atje ka disa udheheqes te zote. Ata kane mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara, Britanise, Gjermanise, Italise dhe anetareve te tjere te Bashkimit Evropian. Po ashtu, NATO-ja do te jete e pranishme ne Kosove dhe te gjithe keta faktore sigurisht qe do t'i permiresojne shanset per suksesin e nje Kosove te pavarur.
Le t'i hedhim nje veshtrim se ardhmes. Megjithese shume vende te BE-se do ta njohin Kosoven, disa prej tyre duket se nuk do ta pranojne pavaresine. Ne kendveshtrimin afatgjate si do te behet Kosova pjese e Bashkimit Evropian dhe OKB-se, duke pasur parasysh kete atmosfere?
Hyrja e Kosoves ne Bashkimin Evropian, anetaresimi ne OKB, pranimi i mundshem ne NATO, te gjitha keto jane pjese e nje procesi afatgjate. Po flasim ketu per nje periudhe prej 10-15 vjetesh. Nje pjese e mire e asaj qe do te ndodhe ne ate periudhe do te varet nga zhvillimet ne Evrope dhe a do te zbuten keto tensione mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. A do te jene ne gjendje kosovaret te deshmojne se jane ne gjendje te ndertojne nje shtet funksional ku te mbizoteroje shteti ligjor? A do te jene ata anetare te pergjegjshem te komunitetit nderkombetar? Dhe mendoj se te gjithe keta faktore do te percaktojne perparimin qe do te beje Kosova drejt shnderrimit ne nje shtet me te drejta te plota dhe ketyre organizmave prestigjioze nderkombetare.
A mund te themi qe kemi ardhur ne fund te nje cikli per Ballkanin?
Ballkani ka hyre ne nje faze te re te historise se tij. Sigurisht, qe shperberja e Jugosllavise, fundi i regjimit komunist ne Evropen Lindore, ka qene nje proces qe ka zgjatur pothuajse 20 vjet. Tani NATO eshte ne prag te zgjerimit ne Ballkan, hyrja e vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian, zgjerimi i bashkepunimit ekonomik mes shteteve te Ballkanit, te gjitha keto jane shenja te mira per fillimin e nje periudhe te re, te fqinjesise se mire ne ate rajon, qe historikisht eshte karakterizuar nga armiqesi te skajshme mes vendeve fqinje. Megjithate faktori qe vazhdon te mbetet pjese e ekuacionit politik dhe diplomatik ne Ballkan, eshte roli i fuqive te medha. Dhe ne e dime se nga kendveshtrimi historik, kur behet fjale per rivalitetin mes ketyre fuqive si Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, keto jane elemente qe kontribuojne ne paqendrueshmerine ne rajon. Por une kam shpresa qe ne te ardhmen do te gjendet nje zgjidhje per keto ceshtje qe ndajne vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nga Rusia dhe te shkojme drejt nje periudhe paqeje, perparimi, bashkepunimi ne Ballkan dhe qe kjo do te kontribuoje ne paqen dhe perparimin e gjithe Evropes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›