E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundjet Tropikale, hapet qendra e studimit

Sëmundjet tropikale, të njohura dhe të panjohura, rrezikojnë Shqipërinë. Tashmë që ngrohja globale po e ndryshon gjeografinë e zonave tropikale në botë, duke përfshirë edhe Mesdheun, po ashtu edhe lëvizja e lirë e njërëzve, kanë rritur mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infective, malarja, ethet e verdha por edhe shumë patologji të tjera, i kanosen vendit.
Pranë spitalit infektiv është çelur qendra e studimeve të sëmundjeve tropikale, e cila për herë të parë po afron këshillim dhe po vaksinon qytetarët tanë të cilët për arësye të ndryshme vizitojnë vendet burim të këtyre infeksioneve. Sipas profesor Pëllumb Piperit, funksionimi i kësaj qendre i bën prite shpërthimit të epidemive.
Drejtuesi i qendrës së studimeve të sëmundjeve tropikale, profesor Pipero, u bën thirrje agjensive turistike, që të orfojnë informacion për rrisqet që mund të mbarten nga sëmundjet infektive të vendeve tropikale. Madje edhe delegacione të ndryshme me misione qeveritare, duhet patjetër të vaksinohen dhe të marrin me vete medikamentet profilaktike, përpara se të vizitojnë këto vende. Studimet tregojnë se disa sëmundje tropikale janë shumë të rralla, por shkaktojnë epidemi të paritura. Ka edhe shumë sëmundje tropikale të cilat nuk njihen. Rreth 1 miliard njerëz në botë, preken çdo vit nga një ose më shumë sëmundje tropikale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›