Sëmundjet e trurit, aktivitetet mendore pakësojnë rrezikun
SHBA - Një studim i ri tregon se njerëzit që gjatë jetës së tyre kanë kryer veprimtari stimuluese të trurit kanë nivele më të ulëta të proteinave të depozituara në tru, të cilat lidhen me sëmundjen e Alcajmerit.
Zbulimet e reja mbështesin kërkime të mëparshme që sugjeronin se leximi, shkrimi dhe lojrat mund të ulnin rrezikun prej sëmundjes mendore. Shkencëtarët punuan me një grup vullnetarësh mbi 65 vjeç, të cilët nuk shfaqnin simptoma të sëmundjes së Alcajmerit.
Ata u pyetën se sa shpesh gjatë jetës së tyre kryenin veprimtari stimuluese të trurit. Ata gjithashtu iu nënshtruan një skanimi të trurit, i cili mund të identifikojë beta-amiloidet e depozituara. Ato depozita gjenden në trurin e njerëzve që kanë Alcajmerin.
Shkencëtarja e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley Susan Landau thotë se studimi tregoi një lidhje midis sasisë të këtyre depozitave dhe aktiviteteve stimuluese të trurit të kryera gjatë jetës.
Duhet patur parasysh se personat pjesëmarrës në këtë studim, shumica e të cilëve mbi 70 dhe 80 vjeç, nuk shfaqnin ndonjë shenjë të Alcajmerit.
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të zbulojnë lidhjen midis depozitave të beta-amiloideve në tru dhe sëmundjes mendore.
Mosha e madhe dhe diagnostikimi i sëmundjes në pjesëtarë të tjerë të familjes konsiderohen si elementë që ndikojnë në rritjen e rrezikshmërisë, por këto faktorë janë jashtë kontrollit të individit. Dhe nëse truri i personit nuk ka qenë shumë aktiv deri në atë moment, znj. Landau thotë se nuk është tepër vonë për të rritur aktivitetin mendor.
(er.nu/VOA/BalkanWeb)