E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet prokurori i krimeve të rënda, merrte para për të liruar të dënuarit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burg prokurorin e rremë rtë krimeve të rënda, i cili premtonte lirimin nga burgu të të dënuarve duke u marrë para familjarëve të tyre. Renato Pervaza, nga Shkodra, prezantohej si prokurori Anton Martini dhe premtonte lirimine të dënuarve. Por mashtrimi i tij është zbuluar nga gruaja e njërit prejt të dënuarve në Lezhë, cila edhe e ka denoncuar.
Më datë 21.04.2010, Pervaza ka shkuar në banesën e Flora Bezhi, në Zejmen Lezhë. Duke ditur se bashkëshorti i saj, Martin Bezhi, është i dënuar me burgim dhe ndodhet në Burgun e Lezhës, i pandehuri i është prezantuar si shtetasi Anton Martini prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe se dëshironte ti ndihmonte për të nxjerrë bashkëshortin e gruas nga burgu. Gjatë bisedës i pandehuri ka këmbëngulur se ishte prokuror, se e njihte që më parë dhe kishte shumë respekt për bashkëshortin e gruas, prandaj edhe dëshironte ta ndihmonte. Në një moment të bisedës, në oborrin e banesës së të dëmtuarës është futur një burrë, i cili i është drejtuar me fjalët Thuajini atij prokurorit të dalë shpejt jashtë se jemi vonë e na kërkojnë. Në këtë moment i pandehuri është larguar me të njëjtin shtetas dhe i ka lënë të dëmtuarës numrin e tij të telefonit 0672804519.
Dy ditë më vonë, me datë 23.04.2011 e dëmtuara është takuar në lokal Vjena në qytetin e Tiranës me të pandehurin, i cili vazhdonte të prezantohej me emrin Anton Martini dhe me profesion prokuror. Prokurori i ka thënë gruas se e kishte rregulluar që bashkëshorti i saj të dilte nga burgu dhe se për këtë duheshin paguar 5000 euro, nga të cilat 3000 i kishte ai dhe 2000 duhetj ti gjente ajo. Për të qenë sa më i besueshëm, ai ka nisur edhe sms në telefonin e saj duke pretenduar se ishte në zyrë, se po i niste Burgut të Lezhës me fax urdhrin e lirimit të bashkëshortit të të dëmtuarës, etj.
Meqenëse Flora Bezhi ka dyshuar, me datë 23.04.2011 ajo ka paraqitur kallëzim duke i treguar policisë veprimet që ishin bërë, emrin e përdorur prej tij, numrat e telefonit, etj. Ndërkohë prokurori dhe gruaja e të dënurait kanë vazhduar komunikimin në telefon ku Pervaza këmbëngulte se shtetasi Martin Bezhi do të dilte shpejt nga burgu dhe se gruaja e tij duhej të paguante shumën e parave.
Gruaja ka vendosur të bashkëpunojë me hetuesit e prokurorisë dhe në datën 28.04.2011, asaj i është dhënë shuma 2000 Euro në kartëmonedha të prerjes 100 euro, të cilat janë rregjistruar në procesverbalin e hetuesve. Ajo ka komunikuar disa herë me të pandehurin për kohën dhe vendin ku duhej të takoheshin me qëllim për ti dhënë shumën e eurove. Gjatë kësaj kohe, i pandehui dhe personi me të cilin komunikonte vazhdimisht në telefon kanë filluar të dyshojnë duke menduar se mos e dëmtuara kishte ardhur me persona të tjerë apo edhe me avokatin e saj. Gjatë bisedave midis të pandehurit dhe bashkëpunëtorit të tij herë kërkohet të hiqet dorë dhe herë vetëm të merren lekët dhe të mbyllet kjo punë.
Gruaja është takuar me të Pervazin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qytetin e Tiranës me datë 28.04.2011 rreth orës 15.00. Ajo i ka dhënë atij një zarf me shumën 2000 euro dhe një ftesë për një koncert brenda saj. Por vetëm pak minuta pasi janë ndarë, policia e ka ndaluar atë bashkë me zarfin e parave brenda.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pas atentatit ndaj Konomit, masa te forta ne Gjykatën e Krimeve të Rënda Tiranë – Atentati i tmerrshëm që i mori jetën gjyqtarit...
  2. Ish-të dënuarit për doping në Lojërat Olimpike 2012 Sportistët që e kanë shlyer dënimin për përdorim dopingu do...
  3. Trojka për krizën në Greqi: Dy hapa para dhe një pas Greqia ndodhet në një udhëkryq, por edhe kur gjen rrugëdalje,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›