E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, kosovarët s’kanë ngjashmëri gjenetike me ballkanasit

PRISHTINE- Shqiptarët e Kosovës nuk kanë fare ngjashmëri gjenetike me popujt e tjerë të Ballkanit. Ky është rezultati i një hulumtimi të autoriteteve e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Lajmi bëheti i ditur nga gazeta kosovare Express.

Megjithëse këto konstatime s’i konteston askush, mënyra e studimit duket të jetë krejtësisht joserioze. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk pranoi të përfshihet në projektin maqedonas, e mjekët e Shkupit mostrat e shqiptarëve i morën nga Zagrebi.

Sipas këtij “hulumtimi”, del se shqiptarët nga Kosova nuk kanë gjene të përbashkëta me maqedonasit, kroatët, serbët, bullgarët dhe boshnjakët. Zyrtarët e këtij instituti tregojnë se “hulumtimi” ka zgjatur gjashtë vjet dhe është bërë në bazë të analizave të ADN-së nga të gjitha vendet e rajonit, duke përjashtuar Greqinë.
Ndonëse nga shqiptarët e Kosovës nuk mund të gjesh person që kundërshton faktin se nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, vetë hulumtimi duket të ketë qenë krejt joserioz, edhe pse rezultatet e tij janë publikuar nga shumë media në rajonin e Ballkanit.

Gazeta Express ka kërkuar llogari nga institucionet përkatëse në Kosovë dhe vetë Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup për të kuptuar se si është bërë ky “hulumtim”, duke marrë shkas nga keqpërdorimi i kryer nga Jose Pablo Barybar, ish mjek ligjor i UNMIK-ut, i cili kishte studiuar me mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›