E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, debate në Komisionin e Ekonomisë

TIRANE - Debate të forta në mbledhjen e radhës të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua në lidhje me ligjin e statistikave dhe prokurimit.

Përfaqësus të mazhorancës deklaruan se ligji aktual nuk përcakton qartë varësinë e institucioneve dhe kërkuan kalimin e Institutit të Statistikave në varësi të kryeministrisë.

Ndërkohë, sipas deputetëve të opozitës, ligji për statistikat dhe prokurimit duhet të rishikohet pasi nuk garanton pavarësi dhe transparencë për publikimin e të dhënave.

Sipas deputetes Mimi kodheli, kur Partia Socialiste të vijë në pushtet Instituti i Statistikave do të jetë në varësi të parlamentit dhe po ashtu edhe institucione të tjera.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›