E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Përgjithshëm britanik viziton Tiranën

TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm britanik, Keir Starmer, vjen sot në Tiranë për një vizitë dy ditore për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale dhe reformën në drejtësi.
Sipas Ambasadës britanike në Tiranë, vizita nënvizon forcën e bashkëpunimit midis Prokurorisë Shqiptare dhe asaj Britanike, ku përfshihet edhe lufta kundër krimit të organizuar.

Mësohet se prokurori Starmer do të zhvillojë takime më Prokuroren e Përgjithshme, Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë për të folur mbi mbështetjen e Britanisë për një reformë të besueshme në drejtësi.

Mbështetja për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri është thelbësore jo vetëm për angazhimin britanik, por edhe si një prioritet urgjent për integrimin në BE.
Starmer do të bëjë të martën edhe një prezantim mbi reformën në drejtësi dhe atë institucionale dhe do të vijojë me një diskutim me ekspertë shqiptarë të drejtësisë dhe analistë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›