Sëmundjet interne/ Krijimi i pavionit të dedikuar, ndihmon në përcaktimin e diagnozave të sakta

Insufiçienca Kardiake dhe sëmundjet bashkëshoqëruese të pacientëve siç janë sëmundjet Pulmonare, anemia, çrregullimet e funksionit të tiroides, cirroza hepatike por edhe sëmundjen kronike të veshkës janë diskutuar gjatë një konference kombëtare të mjekësisë interne.
Për mjekun, Arben Gjata krijimi i pavionin të interneve i plotësuar edhe me mjekë të të gjitha specialiteteve ka një rëndësi të veçantë.
Ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu vuri theksin në bashkëpunimin e mjekëve dhe institucioneve për të rritur efikasitetin e shërbimit.
Në këtë konferecë ku relatuan shumë mjekë dhe sollën eksperiencat e tyre në fushën ku veprojnë u theksua rëndësia që ka ndërveprimi mes tyre për të gjetur edhe zgjidhjen më të mirë për pacientin.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/