Sëmundjet reumatike, ja si t‘i parandalojmë
"Planeti" i sëmundjeve reumatike është thuajse i panjohur për njerëzit. Në të "mbretërojnë" informacionet e pakta dhe mitet e rreme. Numri i personave të prekur nga kjo sëmundje varion nga gjashtë deri në dhjetë milionë, ndërkohë që 20 për qind e këtyre janë nën moshën 50-vjeçare. Në fakt, shumë njerëz nuk e dinë se, pas përkufizimit të përgjithshëm të "sëmundjeve reumatike", fshihen plot 180 lloje të ndryshme patologjish. Sipas të dhënave të mbledhura në muajin shtator, duke intervistuar shumë persona, vetëm gjysma e njohin termin "sëmundje reumatike", ndërkohë që 28 për qind e lidh këtë sëmundje me artritin dhe 22 për qind me artrozën. Ndërkaq, një në tre persona nuk ka dëgjuar kurrë më parë të flitet për artritin reumatik. Ata që e njohin këtë sëmundje, 75 për qind, mendojnë që është më pak e rëndë se skleroza e shumëfishtë, ndërsa për 49 për qind është më i rëndë se depresioni.
Mes mendimeve të tjera të gabuara që lidhen me këtë familje sëmundjesh, është bindja (36%) se shkaku kryesor është klima, ndërkohë që 58% mendon se simptomat që rrjedhin nga këto patologji janë vetëm dhimbje, duke injoruar kështu dëmet më të rënda dhe rrezikun e invaliditetit. Pra, siç tregon edhe studimi, mosinformimi i duhur dhe mitet e rreme krijojnë shumë boshllëqe te njerëzit. Për shembull, jo të gjithë e dinë se problemi i vërtetë i sëmundjeve nuk është dhimbja, por deficitet funksionale që përcaktohen në kohë. Sëmundjet reumatike më të zakonshme, përveç artrozës dhe artritit reumatoid, janë edhe cerma (artrit urik), lupusi dhe fibromialgjia.
"Njerëzit janë ende të bindur se klima është një ndër faktorët kryesorë. Ata nuk e dinë se artriti është i njëjtë si në shkretëtirën e Saharasë, ku ka vetëm diell, ashtu dhe në Londër ku ka vetëm mjegull dhe koha është e vranët", shpjegon presidenti i një shoqërie reumatologjie. Një tjetër faktor pengues është se dhimbjet që lidhen me këto sëmundje janë të ngjashme te të gjithë njerëzit. "Natyrisht që çdo njëri prej nesh ka vuajtur të paktën një herë nga dhimbja e shpinës. Shpesh njerëzit janë të prirur t‘i banalizojnë shkaqet dhe të mos i ndajnë ato më pak të rëndësishme nga ato më seriozet". Kjo është edhe arsyeja që shumë persona zgjedhin mënyra "popullore" për të lehtësuar dhimbjen me ndihmën e ilaçeve për ftohje, pa e kuruar vërtet sëmundjen. Në këtë mënyrë diagnoza e vërtetë nuk arrin të diagnostikohet dhe dëmet me të cilat specialisti ndeshet janë gjithnjë e më të rënda, madje në shumë raste janë të padurueshme. Ekspertët thonë se zakonisht njerëzit që vuajnë nga sëmundjet reumatike nuk e fillojnë mjekimin në kohën e duhur. Kjo është edhe një arsye e mosnjohjes së sëmundjes. Personat që kanë ënjtje të një ose disa nyjave, duhet të vizitohen menjëherë te reumatologu, të paktën gjashtë javë pas shfaqjes së simptomave. Sipas rezultateve të disa studimeve të fundit, vetëm 64% e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk u kushtojnë rëndësi rekomandimeve mjekësore dhe nuk e përdorin ashtu siç duhet terapinë. Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur i lëvizësh. Te disa persona dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit. Ato që kanë më pak informacione në lidhje me sëmundjet reumatike, janë veçanërisht të rinjtë. Në fakt, sipas studimit, të rinjtë (48 për qind) mendojnë se këto sëmundje kanë lindur ekskluzivisht vetëm për të moshuarit: një adoleshent zgurdullon sytë kur mjeku i tregon se vuan nga një sëmundje reumatike.
Në fakt, format më të rënda të reumatizmës hasen gjatë fëmijërisë. Sipas studimit, në këtë pikë fillon të mbizotërojë konfuzioni edhe në zgjedhjen e kurave. 65 për qind e të intervistuarve pohon se e ndjen të nevojshme përdorimin e ilaçeve, 20 për qind janë të bindur se për të kuruar reumatizmin mund të mjaftojnë vetëm masazhet, 16 për qind mendojnë se me banjat termale sëmundja mund të përmirësohet disi. 11 për qind mjaftohen vetëm me ushqimin.