E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania vlereson reformat e Shqiperise

Premtimi i kancelares Angela Merkel, se Gjermania do te intensifikoje mbeshtetjen politike dhe ekonomike per Shqiperine ka shoqeruar te gjitha takimet e tjera te kryeministrit Berisha me disa prej zyrtareve me te larte gjermane.

Nje vleresim te ngjashem me kancelaren Merkel, se Shqiperia po korr frytet e reformave te ndermarra, ka bere edhe ministri i Jashtem gjerman Frank Valter Shtajnmajer, i cili i cilesoi te rendesishme arritjet ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe permiresimin e klimes se biznesit.

Ministri i Jashtem gjerman e siguroi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen e Berlinit qe Shqiperia te behet sa me pare anetare me te drejta te plota ne NATO dhe te pershpejtoje integrimin ne BE.

Por vizita e kryeministrit Berisha ne Berlin, pervec pjeses politike kishte edhe dimensionin e saj ekonomik, aspekt per te cilin te dyja palet jane dakord se duhet te intensifikohet.

Sekretari gjerman per Ekonomine, duke vleresuar reformat fiskale ne Shqiperi, tha se Gjermania me rritjen e besimit tek Shqiperia eshte e interesuar te rrise edhe pranine e saj ne Shqiperi.

Ne funksion te njohjes se biznesit gjerman me ecurine e Shqiperise, kryeministri Berisha u ka prezantuar sipermarresve gjermane panoramen qe ofron vendi, duke vecuar kushtet lehtesuese fiskale per investitoret e huaj dhe vleresimet e Bankes Boterore dhe te Transparency International.

Kryeministri Berisha ka prezantuar gjithashtu edhe hapat e Shqiperise per t’iu afruar Bashkimit Europian. “Kancelarja Merkel me siguroi se kete vit Bundestagu do te ratifikoje protokollin per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kemi shprese se ne samitin e Strasburgut do te anetaresohemi plotesisht. Gjithashtu jemi te interesuar per liberalizimin e vizave dhe do te punojme ne kete drejtim”, ka deklaruar Berisha.

Konkretizimi i mbeshtetjes financiare te Gjermanise per Shqiperine ishte firmosja nga ministri i Financave i dy marreveshjeve me vlere 30 milione euro, te cilat do te perdoren ne ndihme te biznesit te vogel dhe per permiresimin e infrastruktures se vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›