Drejtoria Arsimore: Reformim i kuadrit sipas aftësive
Rritja e papunësisë në arsim në Elbasanit ka shqetësuar Drejtorinë rajonale të arsimit në këtë qytet. Sipas saj e vetmia zgjidhje mbetet reformimi i kuadrit arsimor, në bazë të aftësive dhe kritereve.
ELBASAN- Fillimi i këtij viti të ri mësimor në arsimin 9-vjeçar, në Elbasan ka nisur me probleme serioze në disa drejtime. Ajo që mbetet më shqetësuese sipas Drejtorisë Rajonale të Arsimit në këtë qark, është reformimi i kuadrit në bazë të aftësive dhe kritereve profesionale. Emërimet e bëra në mënyrë të pastudiuar nga drejtuesit e mëparshëm e kanë vënë para vështirësive stafin e ri të Drejtorisë Rajonale arsimore. Në mbledhjen e fundit të organizuar nga prefekti me drejtues institucionesh, drejtoresha e arsimit ne qytetin e Elbasanit Mimoza Matraxhiu, ka vënë në dukje këtë problematikë që është krijuar kohët e fundit mbi emërimin dhe largimin e mësuesve nga puna.
Siç pohon dhe Matraxhiu, ka pasur një rritje të theksuar të të papunëve nga rradhët e arsimtarëve. Ndërkohë ajo ka deklaruar se Drejtoria e Arsimit në këtë rreth ka disa qindra kërkesa për punësim dhe në rastet kur do të krijohen vende bosh emërimet e reja do të bëhen në bazë të kritereve të bëra publike. (a.r/news24/balkanweb)