Angelina Jolie: Zgjodha Berlinin për fëmijët e mi
Ndoshta është njeriu me zemrën më të ndjeshme në botë. Bukuroshe, e dobësuar pas lindjes së binjakëve tre muaj më parë, ndërsa flokët e gjatë dhe të errët duket sikur ia zbukurojnë më shumë fytyrën, Angelina Jolie është e veshur e gjitha firmato: bluzë ngjyrë bezhë me jakë V të Jenny Kayne, pantallona bezhë kashmir, Ralph Lauren dhe orë "Bulgari". Thotë se jeta në shtëpinë Jolie-Pitt, me gjashtë fëmijë është kaotike dhe gjëja më e vështirë është të gjesh kohën për të fjetur. Por, pavarësisht kësaj, duket plot gjallëri dhe nuk ngurron të flasë për familjen, Bread dhe politikën. "Nuk e kemi marrë akoma veten, sepse pak ditë më parë mbërritëm nga Berlini", shton aktorja 33-vjeçare. Familja e Bread dhe Angelina Jolie është transferuar në Berlin ku Pitt ka xhiruar filmin e tij të ri të Quentin Tarantinos "Inglorious Bastards". "Kështu, në katër e gjysmë të mëngjesit të gjithë u zgjuan nga gjumi. Bread më tha të kthehesha në shtrat, por ishte e pamundur, sepse nga dhoma tjetër rrëmuja që bënin fëmijët kishte filluar. Më erdhi keq për Bread që shkoi të kujdesej për ta. Do ta kenë çmendur të shkretin. Ai është një baba i mrekullueshëm". Angelina Jolie ndodhet në Nju Jork për daljen e filmit të Clint Eastwood, "The Changeling", i bazuar në një ngjarje tragjike të ndodhur në Los Anxhelos, në vitet ‘30, ku një grua mbyllet në një spital psikiatrik për t‘i shpëtuar policisë që kërkon të hetojë mbi djalin e saj, të humbur prej një viti. Filmi që u prezantua në Festivalin e Kanës vitin e kaluar del më 31 tetor në SHBA. "Kur lexova skenarin nuk doja ta merrja përsipër, sepse nuk doja të prekja asgjë nga ato që kanë të bëjnë me grabitjen e fëmijëve, që është frika ime më e madhe", tregon aktorja. Jetoj me frikën se diçka mund t‘u ndodhë fëmijëve të mi. Por pastaj ia tregova historinë Bread dhe gjithmonë e më shumë mendoja e nuk e hiqja dot nga mendja. Duhet ta bëja rolin e asaj gruaje. Megjithatë, kur nisa procesin e provave ishte shumë e vështirë për mua, nuk bëja gjë tjetër veçse i përqafoja të gjithë, i doja të gjithë rreth meje, doja të dija në çdo minutë se çfarë ishin duke bërë. Por ata e dinin se do të kishte qenë kështu dhe se do të qaja sa herë që kthehesha në shtëpi, ndaj më përkëdhelnin sa më s‘ka".
Mendoni se fama ndërhyn në aftësitë e tua si aktore?
Nuk e di, por di të them se kam luftuar me gjithë shpirt për të pasur rolin tim në këtë film. Dhe ishte shumë e rëndësishme për mua që t‘ua bëja të ditur producentëve se nëse do të më zgjidhnin, në sheshin e xhirimit ata do të kishin një aktore profesioniste, jo një njeri të famshëm.
Në një farë mënyre ju jeni një ikonë e madhe amerikane, e larguar nga Amerika dhe po përpiqet t‘i rrisë sa më mirë fëmijët nëpër botë. Një çështje zgjedhjeje që ka lidhje me atë çfarë ndodh këtu?
Jo, unë jam krenare që jam amerikane, të gjithë fëmijët e mi kanë pasaportë amerikane. Amerika është një vend ku ka njerëz të kombësive të ndryshme, ashtu si në familjen time dhe do më pëlqente të rriteshim kështu. Kjo për mua do të thotë të jesh amerikanë. Nga ana tjetër, fëmijët e mi kanë lindur në vende të ndryshme, janë aziatikë, afrikanë dhe janë krenar për këtë, pavarësisht se prindërit e tyre janë amerikanë. Tani jam e lumtur të jetoj në Berlin, aty ka gjithmonë diçka për të bërë, sidomos për fëmijët. Është një vend ideal për familjet.
Gjashtë vjet më parë ishe këtu në Nju Jork me vogëlushin Maddox në krah që e shihje me krenari. Tani fëmijët janë gjashtë dhe ju jeni bërë një nga gratë më të fuqishme të botës. Ju mungojnë ato ditë?
Do të doja të kisha më shumë liri, mbi të gjitha për të qëndruar me fëmijët. E ndiej veten kaq me fat që çdo ditë të jetës sime zgjohem duke pasur pranë njerëzve të mi të dashur këtë familje të zhurmshme dhe plot gjallëri. Nuk ndihem e izoluar. Uroj që ngadalë-ngadalë, ndërkohë që fëmijët rriten, ne do të largohemi gjithmonë e më shumë nga vëmendja publike. Pastaj jetoj me Bread, që e ka provuar çdo të thotë izolim, kështu që i ndajmë së bashku "dënimet" tona dhe përpiqemi ta transformojmë në një argëtim të vazhdueshëm. Jemi të kënaqur me jetën që bëjmë. Sigurisht që do më pëlqente të dilja shëtitje rrugëve të Manhatanit dhe t‘u blija fëmijëve hotdog, ashtu siç bënte nëna ime me mua. Por, nuk mundem.
Cilat janë kënaqësitë dhe vështirësitë e të pasurit dy binjakë, përveç katër fëmijëve të tjerë?
Është diçka shumë e bukur, më argëtojnë shumë. Është e vërtetë që të shkaktojnë dyfishin e lodhjes, por edhe dyfishin e kënaqësisë dhe për fat unë dhe Bread morëm shumë pushime nga puna për të qëndruar së bashku dhe i organizojmë gjërat në mënyrë të tillë që të përshtatim punën me familjen. Fëmijët studiojnë në shtëpi, kështu që çdo ditë kujdesemi aq sa duhet për secilin prej tyre.
Arrini të gjeni kohë edhe për veten?
Ajo është pjesa më e vështirë, të gjejmë kohë të qëndrojmë pak vetëm. Edhe kur mbyllemi në dhomë, nuk na lënë, vijnë e trokasin menjëherë. Shpesh, në fund të mbrëmjes, pasi i kam vënë të gjithë në shtrat, banja është i vetmi vend ku mund të bisedojmë, por sapo dëgjojnë ujin që rrjedh vijnë me vrap dhe futen në vaskë me ne. Megjithatë është argëtuese, Knox e Viv (binjakët) janë gjëja më e brishtë në botë, që vetëm buzëqeshin dhe na kërkojnë me shikim. Nëse ke tre apo katër fëmijë, është e njëjta gjë po të kesh edhe gjashtë.
Pra nuk keni ndërmend të ndaloni?
Jo, aspak.
Nuk e mendon që t‘i rikthehesh punës?
Jam duke u menduar rreth një filmi që do të bëhet në shkurt. Do të ketë kaluar një vit e gjysmë nga koha kur kam qenë në xhirime. Atëherë gjithçka do të jetë ndryshe, sepse edhe binjakët do të jenë më të mëdhenj, kështu që mund t‘i marr me vete në sheshin e xhirimeve.
Kohë më parë qarkullonin zëra se ju po mendonit të punonit për fushatën e Xhon MekKejnit. Është akoma e vërtetë kjo gjë?
Me thënë të drejtën nuk e kam vendosur ende se për kë do të votoj. Si të gjithë shpresoj te ndoshta diçka e pabesueshme për këtë vend. Më shqetëson fakti se si do të dalim nga kriza ekonomike, shqetësohem nëse të gjithë do të bashkohen për të kaluar krizën dhe për t‘i bërë gjërat të funksionojnë. Megjithatë më duhet ta pranoj se ka shumë gjëra që më pëlqejnë te Xho Bajden. U kënaqa kur e dëgjova në debatin me Palin. Megjithatë, dëgjoj gjithçka dhe mendoj se është shumë e rëndësishme.