E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emocion per beben time te brishte"

Duket se viti i brishte i eshte dedikuar vajzave ne ritualin e tij. Tre gra kane sjelle ne jete gjate dites se djeshme femijet e tyre, dy nga te cilat te seksit femer dhe nje e seksit mashkull. Nertila Ymeri, banuese ne fshatin Dhemblan te Tepelenes, eshte bere nene per here te pare dhe ka lindur nje vajze qe ende nuk e ka pagezuar. Edhe pse me 29 shkurt, lehona shprehet se kjo ishte dita me e bukur per te. Rreth ores 10:00 te dites se djeshme, ka sjelle ne jete beben qe peshon 3 kg e 530 gr. "Ndihem mjaft e emocionuar, thote Nertila, qe jam bere nene pikerisht sot me 29 shkurt, qe perkon me vitin e brishte". Sipas mjekeve, ajo ka mberritur ne maternitetin e Gjirokastres rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Per nente ore rresht ka qene nen vezhgimin dhe kontrollin e vazhdueshem te mjekeve dhe mamive. Nderkohe te qarat e foshnjes te sapoardhur ne jete vazhdojne te percillen me emocion nga nena e saj dhe me gezim te vecante nga pjesetaret e tjere te familjes Ymeri. "Se bashku me bashkeshortin tim e prisnim me gezim femijen e pare", thote Nertila, ndersa mban ne krahe foshnjen e porsalindur. Ajo e kundron me veshtrimin e embel te nenes, duke i uruar jete te gjate dhe qofte kembembare. Nene eshte bere edhe Mirjeta Gerbi, nga fshati Zhulat, i Gjirokastres, qe ka sjelle ne jete nje djale me peshe 3 kg e 550 gr. Sipas mjekeve te materniteti te Gjirokastres, lindja eshte kryer ne kushte normale shendetesore. Nderkohe diten e djeshme Gentiana ka sjelle ne jete femijen e trete per familjen Gaba. Ajo eshte nje vajze, e cila peshon 3 kg e 700 gr dhe sipas mjekeve eshte ne gjendje te mire shendetesore.
Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›