Valentina Leskaj: "Projektligj per mbrojtjen e grave"
Partia Socialiste depozitoi dje ne Kuvend nje projektligj te ri, i cili lidhet me fenomenin e dhunes ne familje. Kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, ndalur ne kete nisme te radhes te PS-se vleresoi se "duke marre shkas nga statistikat e deritanishme, prej te cilave rezulton se Shqiperia renditet nder shtetet me perqindjen me te larte te dhunes ne familje, ky hap vjen si domosdoshmeri". Sipas saj, propozimi i bere nga Grupi parlamentar i PS-se, per disa ndryshime dhe shtesa ne Kodin Penal dhe ne ligjin qe ka te beje me masat e dhunes ne familje, ka si qellim qe te parandaloje shkaqet qe kane te bejne drejtpersedrejti me kete fenomen, i cili kohet e fundit po kthehet ne nje problem teper shqetesues. "Shteti te marre masa te menjehershme, ne menyre te vecante lidhur me sherbimet qe duhet te ofroje, sidomos per femijet dhe grate e zonave rurale, per te eliminuar sa me shume te jete e mundur kete gangrene qe dita-dites po shtohet, duke kapur shifra alarmante", nenvizoi Lskaj, duke u bere thirrje partive parlamentare qe ta votojne kete projektligj me 8 mars, ne Diten e Gruas.