Senati amerikan ka votat për ratifikimin e START-it

Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden, tha se beson se në senat ekziston mbështetje e mjaftueshme për miratimin e traktatit të ri START me Rusinë për armët bërthamore.
Biden i bëri komentet ndërkohë që Senati zhvillonte seancën e fundit, para se anëtarët e rinj të tij të marrin postet në muajin janar.
Traktati i ri START, i nënshkruar nga presidenti amerikan dhe ai rus në prill të këtij viti, është tashmë në rendin e tyre të ditës. Sipas këtij traktati, dy vendet duhet të pakësojnë arsenalin e mbushjeve bërthamore dhe të bombarduesve bërthamorë.
Biden gjithashtu se në malet e Afganistanit dhe Pakistanit ka terroristë të cilët po planifikojnë sulme kundër Shteteve të Bashkuara. Ai tha se ata nuk i kanë aftësitë për të organizuar sulme si ato të 11 shtatorit 2001, por po planifikojnë “sulme më të vogla, por vdekjeprurëse.”