E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkiç vazhdon me Barcelonën

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:53

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se sulmuesi Bojan Krkiç ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2015.

Ylli i ri spanjoll po ashtu ka rritur dëmshpërblimin në marrëveshjen e tij të re me gjigantin katalan në 98.5 milionë euro.

“Ky është lajm shumë i mirë për Barcelonën. Ne kemi besim të madh te Krkiç dhe dëshmia është kjo se ai do të mbetet këtu, përndryshe do ta kishim lënë të largohet gjatë verës së shkuar”, tha Guardiola gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›