Bora anulon mijëra fluturime në Evropë

Udhëtimet e pushimeve të fundvitit të mijëra gjermanëve, britanikëve dhe të kombësive të tjera evropiane janë anuluar për shkak të kushteve atmosferike.
Një zëdhënëse e aeroportit të Frankfurtit raportoi se rreth 300 fluturime u anuluan për shkak të valës së të ftohtit, që çrregulloi të gjithë trafikun ajror në Evropë.
Tw dielën u anuluan pothuajse gjysma e 1.329 fluturimeve të planifikuara në Frankfurt, përveç të tjerash edhe për shkak të mbylljes së shumë aeroporteve të tjera në Evropë si në Paris, Gjenevë etj.
Mijëra udhëtarë kanë mbetur në terminalet e aeroporteve britanike. Dy aeroportet kryesore të Londrës, Heathrow dhe Gatwick janë mbyllur për shkak të borës.
Zyra e parashikimit të motit ka paralajmëruar për më shumë reshje dëbore në Yorkshire, në veri-lindje të Anglisë dhe lindje të Skocisë, në zonën e Edinburgut.
Përveç anulimeve të fluturimeve ka shumë problem edhe në hekurudha.