E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 të vdekur pas një shpërthimi në Meksikë

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 17:30

Raportohet se së paku 28 vetë janë vrarë nga shpërthimi në një tubacion të naftës në pjesën qendrore të Meksikës.
Shpërthimi ndodhi në qytetin San Martin Teksmelukan, të dielën, duke shkatërruar shtëpitë dhe automjetet, si dhe shkaktoi rrjedhjen e naftës nëpër rrugët e qytetit.
Raportohet se 13 nga 28 personat që humbën jetë ishin fëmijë.
Autoritetet thonë se po zhvillojnë hetime për këtë rast, pasi ka dyshime se shpërthimi është shkaktuar nga vjedhësit, që përpiqeshin të vidhnin naftë nga tubacioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›