Thaci Dik Marti nuk do i shpetoje drejtesise

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci është shprehur në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se Dik Marti nuk ka për ti shpëtuar drejtësisë. Ai i ka quajtur shpifje akuzat e raportuesit, i cili e quan kryeministrin në largim të Kosovës, "bos të krimit të organizuar që merret me trafikimin e drogës dhe organeve njerëzore”. Thaci thotë se është hetuar tre herë lidhur me akuzat e Martit.
“Është e qartë si kristali se kërkohet inkriminimi i dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kërkohet fajësimi i të gjithë shqiptarëve. Por ai gjithashtu sulmon edhe SHBA-të, NATO-n, Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara”, është shprehur Thaci në intervistën për Rojters.
Anisa Braho