Senati amerikan me rezolutë për Iranin

Senati amerikan ka aprovuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikonfirmon përpjekjet e SHBA-së për ta ndaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore dhe në të thuhet se nuk ka opsion për një Irani të aftë bërthamor, por të kontrolluar.
Me një votim 90 me 1, Senati mbështeti masën jo të detyrueshme.
Në çështje tjera, Senati hodhi poshtë me një votim 81-10, një propozim për të pezulluar ndihmën e huaj për qeveritë e Pakistanit, Egjiptit dhe Libisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit mbi interesat amerikane në këto vende.