Profil i presidentit te ri te Bankes Boterore

Drejtuesi i ardhshem i Bankes Boterore do te jete Dr. Jim Yong Kim ekspert per Shendetesine nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti i Bankes Boterore ka qene gjithmone amerikan por kete radhe pati konkurence mes nje numer kandidatesh nga vende te ndryshme per kete post te larte. Dr. Kim do te sjelle ne detyren e re nje mendesi te ndryshme nga pararendesit e tij te cilet ishin eksperte ne politiken e jashtme biznes apo ekonomi
Dr. Jim Yong Kim ka treguar ne jete nje numer aftesish. Para se te emerohej si drejtues i Bankes Boterore ai ishte president i Kolegjit Dartmouth
Gjate asaj kohe ai luajti ne nje komedi muzikore te trupes studentore.
Por ai ka luajtur nje numer rolesh serioze si ne rastin kur drejtonte perpjekjet e Kombeve te Bashkuara kunder Sides kur themeloi nje organizate joqeveritare ne sherbim te shendetit ne bote apo kur jepte leksione ne Universitetin Harvard ne Departamentin e Mjekesise dhe Shendetit Publik.
Ne videot qe ka vene ne faqen YouTube Universiteti Dartmouth Dr. Kim u thote studenteve se pajisja me njohuri te gjera ne shkolle do ti ndihmoje te zgjidhin probleme te veshtira. Ai eshte diplomuar ne mjekesi dhe antropologji.
Ne te gjitha problemet qe kam marre persiper ti zgjidh nuk jam udhehequr thjesht nga nje kendveshtrim filozofik apo politik por duke qene njekohesisht edhe mjek i orientuar nga nje kendveshtrim praktik qe zgjidhja tu jape mundesi njerezve te jetojne.
Duke folur per filozofine qe sjell ai ne Banken Boterore zoti Kim analizon sistemin shendetesor amerikan duke u bere thirrje zyrtareve te perqendrohen ne te dhena dhe rezultate dhe te gjejne zgjidhje origjinale
Gjerat kane shkuar aq keq sa qe mendojme se me se fundi do te kete presion te mjaftueshem per te vepruar. Per fat te keq kemi 20 vjet qe e themi nje gje te tille.
Kritiket thone se Banka Boterore merret me ceshtje shume me te gjera se sa shendetesia dhe e kane vene ne pikepyetje pervojen e zotit Kim per te nxitur ekonomine globale ne menyre qe te perballoje koston e permiresimit te arsimit shendetesise dhe infrastruktures.
Nje ekonomist thote se Presidenti i Bankes Boterore duhet te ndryshoje kulturen feudale te institucionit dhe te perqendrohet ne ceshtjet qendrore ekonomike.
Por Anders Aslund i Institutit Peterson per Ekonomine Nderkombetare thote se pervoja e zotit Kim si president i nje universiteti mund ti vleje ne kete rast
Ne keto institucione ka njerez qe nuk pushohen dot nga puna struktura qe nuk mund te eliminohen.
Zyrtaret nuk zgjodhen kandidaten tjeter ministren e financave te Nigerise. Zonja Ngozi Okonjo-Iweala qe gezon respekt te gjere thote se pervoja e saj ne banke dhe ne jete do ta kishte bere nje udheheqese te forte te institucionit me te madh te zhvillimit ne bote
Nuk mjafton te thuash se je i informuar per varferine. Duhet ta perjetosh qe ta dish ashtu sic e kam perjetuar une.
Nje tjeter kandidat per postin e Presidentit te Bankes Boterore ishte nje ekspert per zhvillimin dhe ish-ministri kolumbian i financave Jose Antonio Ocampo.