Senati brazilian pro alkoolit ne boteror
Nuk ishte e lehtë për Brazilin të ndërmerrte këtë hap. FIFA e kërkoi fuqimisht dhe ngurrimi ishte i madh derisa senati brazilian lejoi shitjen e pijeve alkoolike nëpër stadiume për ndeshjet e kupës së botës të vitit 2014. Në Brazil, shumica e njerëzve mendojnë se alkooli nuk duhet shitur në ndeshje futbolli dhe ligjet e vendit nuk e lejojnë këtë. Kjo politikë ka dhënë rezultat, por me FIFA-n u bë një kompromis.
“Unë votova në favor sepse do të kishte qenë më keq nëse do të kisha votuar kundër Ligjit të Përgjithshëm për Botërorit. Do të kishte qenë keq për Brazilin dhe imazhin tonë, ndërsa kemi detyrë të organizojmë një kupë bote sa më të mirë. E di se në Brazil ka një shumicë që kundërshton shitjen e alkoolit në stadiume dhe se ndalimi i alkoolit ka ulur dhunën në futboll, por ligji bën fjalë vetëm për botërorin”, u shpreh Lindberg Farias.
Por, jo të gjithë kanë votuar pro dhe jo të gjithë janë të kënaqur.
“Mendoj se kërkesat e FIFA-s janë ma logjikë pasi rëndësi kryesore ka lejimi i reklamave të kompanive të alkoolit. Të mendoj se shitja e 20 apo 30 000 birrave nëpër ndeshje do të ndryshonte ekonominë e kompanive të pijeve alkoolike është absurde”, vuri në dukje Humberto Kosta.
Gjithsesi, përfundimi ishte i suksesshëm për FIFA-n. Bisedimet dhe lobimet e shumta tek ligjvënësit e shtetit të madh brazilian dhanë rezultat, ndërsa masat e sigurisë nëpër ndeshje do të jenë kaq të forta saqë nuk besohet se do të ketë dhunë. Por, me të mbaruar botërori, tifozët duhet ta harrojnë alkoolin.