Moxhi vrer ndaj Moratit

Në debatin për numrin e titujve kampionë të fituar nga Juventusi, nuk mund të mbetej jashtë as ish-drejtori i përgjithshëm i klubit bardhezi, Luçiano Moxhi. “Zonja e Vjetër” këmbëngul se ky ishte triumfi i 30-të në Serinë A, madje ka vendosur shenjën e tre yjeve në zyrat e klubit në Torino dhe në hyrjen kryesore të Juventus Stadium.
Këto manovra të bardhezinjve janë cilësuar si provikime, ndërsa në debatin për titullin e 30-të, Moxhi vjell vrer kundër presidentit të Interit, Masimo Morati, duek deklaruar se yllin e tretë do t’ia ngulte në ballë drejtuesit zikaltër.
“Nuk ka asnjë dyshim që Juventusi duhet ta vendosë yllin e tretë në fanellë. Nëse do të varej nga unë, atë yll të tretë do t’ia ngulja Morattit në ballë”, deklaroi “Big Luçiano” për “Radio 24” në Itali. Pas skandalit të shumëpërfolur “Calciopoli” në verën e vitit 2006, Juventusit iu hoqën dy tituj kampionë në Itali, njëri prej të cilëve iu dha në tavolinë Interit.
Megjithatë urrejtja e të gjithë popullit juventin ndaj Interit mbetet e madhe, sepse sipas fakteve më të fundit treguan se klubet e tjera të penalizuara minimalisht, apo që përfituan nga “Calciopoli” si Interi kanë qenë edhe më tepër të përfshira se Juventusi.
Megjithatë, hapësirat në ligjet që ekzistojnë kanë bërë që këto klube dhe drejtuesit e tyre ti shpëtojnë ndëshkimeve, pasi në Itali falet çdo shkelje nëse çështjet nuk zgjidhen në harkun e pesë vjetëve.
Kjo është një prej arsyeve kryesore që Juventusi ka zgjedhur qëndrimin e ashpër kur bëhet fjalë për numrin e titujve të fituar, duke vendosur yllin e tretë edhe pse Federata Italiane është shprehur absolutisht kundër dhe i njeh zyrtarisht bardhezinjve vetëm 28 tituj. Por, ashtu si presidenti Andrea Anjeli dhe drejtuesit e tjerë të “Zonjës së Vjetër”, edhe Luçiano Moxhi beson se Juventusi e meriton yllin e tretë në fanellë.