E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pishtari olimpik ndizet ne Athine

Flaka e pishtarit për Lojërat Verore Olimpike 2012 në Londër është ndezur në Olimp të Greqisë, ku janë mbajtur Lojërat e para Olimpike 2 mijë e 800 vjet më parë.
Në ceremoninë e së enjtes, aktorë greke Ino Menegaki e veshur si një priftëreshë e tempujve ndezi pishtarin olimpik direkt nga rrezet e diellit në orën 12:00 sipas kohës lokale.
Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, qindra personalitete të larta dhe ish- pjesëmarrës të Olimpiadës marrin  pjesë në ceremoni dhe fituesi i medaljes së artë në vrapim, Sebastian Coe.
Ky i fundit është zotuar se do të nderojë traditat e pishtarit olimpik dhe ka thënë se Londra do të organizojë lojërat, që mund “të inspirojnë një brez”.
Pasi u ndez, pishtari do të fillojë një udhëtim 2 mijë e 900 kilometrash rreth Greqisë. Ai do te kaloje ne 26 provinca, 38 komuna, dhe 40 qytetet do të vizitojnë 5 site arkeologjike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›