E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati francez debaton projektligjin për armenët

Senati francez pritet të debatojë sot rreth një projektligji që e cilëson si krim mohimin se vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane është genocid.

Dhoma e ulët e parlamentit francez e ka miratuar projektligjin, i cili parashikon dënimin e shkelësve me nga një vit burgim apo 45 mijë euro gjobë.

Në një rekomandim të javës së kaluar, një panel i Senatit Francez kishte thënë se projektligji ishte antikushtetues, sepse shkelë lirinë e shprehjes.

Ndërkohë Ankaraja e ka paralajmëruar Francën që të mos e miratojë projektligjin, pasi sipas ministrit të jashtëm turk, vendi i tij do të ndërmarrë masa shtesë ndaj Francës, nëse projektligji kalon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›