9 shkurt, Obama takim me Montin në Uashington

9 shkurti do ti mbledhë në një takim në Uashington presidentin amerikan, Barak Obama dhe kryeministrin italian, Mario Monti.
Në një njoftim për shtyp Shtëpia e Bardhë tha se gjatë takimit të dy krerët pritet të diskutojnë rreth përpjekjeve për të mposhtur krizën e borxheve, që ka kërcënuar jo vetëm Italinë, por dhe pjesën tjetër të Eurozonës.
“Të dy liderët do të diskutojnë rreth hapave të plotë që qeveria italiane po ndërmerr për të rikthyer besimin e tregut dhe për të frymëzuar rritjen përmes reformave strukturore, si dhe rreth mundësisë së një zgjerimi të sistemit të sigurisë financiare të Evropës”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.