E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Në veri të Kosovës po ndërhyn politika partiake

Ndaj vendimit të të ashtuquajturve përfaqësues të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, për referendumin, nuk duhet të ndikojnë interesat e qendrave partiake por interesat shtetërore. Kështu ka deklaruar për mediat serbe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinë, Borko Stefanoviç ndërsa ka shtuar se argumentet për heqje dorë nga referendumi edhe më parë u kanë ofruar serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas Stefanoviçit, qëndrimi i serbëve të Kosovës se nuk u intereson statusi i kandidaturës së Serbisë për në BE, nëse ata duhet të pranojnë institucionet e Kosovës, në fakt nuk është argument i cili përdoret në bisedat me ta.
“Duket që dikush nga qendrat partiake, të themi nga rruga Vëllezërit Jugovic (selia e partisë së Koshtunicës) keqpërdorin dhe mendojnë se po bëjnë strategji të madhe për partinë duke thënë një argument të tillë”, ka thënë Stefanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›