Ushtria pakistaneze: Raporti amerikan për vrasjen e ushtarëve, i pasaktë
Ushtria pakistaneze ka refuzuar raportin hetimor të amerikanëve lidhur me sulmin e 26 nëntorit të NATO-s, që la të vrarë 24 ushtarë paksitanezë, gjë që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Përmes një deklarate Ushtria tha se disa nga gjetjet e raportit kërkimor janë të pasakta.
Raporti amerikan, i lëshuar para një muaji, tregonte se të dyja palët, si amerikanët, ashtu dhe pakistanezët, ishin fajtorë për incidentin në kufi.