Senati i Hollandës pritet të ratifikojë të martën protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Zyra e shtypit
Senati i Hollandës pritet të ratifikojë të martën e ardhshme protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ky ratifikim është përfshirë në rendin e ditës së seancës së datës 17 shkurt 2009. Pas këtij votimi mbeten vetëm dy vende anëtare të NATO-s që priten ta bëjnë këtë ratifikim; Greqia dhe Portugalia, Kryetari i parlamentit të së cilit, Jaime Gama i ka premtuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli se ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të bëhet të premten e ardhshme.