E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e kufijve sociale

Opinion

Konferenca e programuar ne vigjilje te Dites Nderkombetare per Personat me Aftesi te Kufizuar shpreh angazhimin koherent dhe permanent te MPCSSHB dhe te institucioneve te saj zbatuese per te permiresuar kuadrin ligjor dhe kornizen zbatuese te sherbimeve standarde per PAK. Respektimi dhe integrimi shoqeror i personave me aftesi te kufizuara vazhdon te mbetet nje nga sfidat shoqerore prioritare te qeverise si dhe nje angazhim maksimal i institucioneve shteterore pergjegjese per njohjen dhe garantimin e te drejtave te tyre dhe trajtimin si pjesetare te barabarte te shoqerise. Pas renies se kufijve konvencionale me levizjen e lire pa viza ne hapesirat e sistemit Shengen radhen e ka renia e kufijve sociale midis qytetareve tane dhe qytetareve te familjes se perbashket evropiane ku te gjithe synojme te integrohemi.

Nderhyrjet dhe permiresimet e vazhdueshme ne legjislacionin shqiptar plotesimi me aktet nenligjore si dhe rregullimet e tjera per plotesimin e standardeve europiane synojne sigurimin e te ardhurave te mjaftueshme dhe te sherbimeve sociale cilesore per grupet ne nevoje. Kesaj rruge pa kthim i jemi futur me kohe me decentralizimin dhe deinstitucionalizimin e sherbimeve shoqerore me zbatimin e procedurave dhe te sherbimeve shoqerore standarde per te gjitha grupet ne nevoje.

Ne dhjetor te vitit 2009 qeveria shqiptare ndermori hapin e rendesishem te nenshkrimit te Konventes Per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara me Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dhe tashme po perballet me detyren e shqyrtimit se deri ne cfare pike legjislacioni politikat strukturat institucionale dhe realiteti mbeshtesin objektivat e Konventes cfare duhet ndryshuar dhe permiresuar per ti hapur rrugen ratifikimit.

Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta eshte ministri udheheqese ne zbatimin e Strategjise Kombetare per PAK dhe Strategjise Ndersektoriale te Perfshirjes Sociale. Ligji kunder Diskriminimit eshte edhe nje mjet tjeter ne funksion te realizimit te objektivave te strategjive te siperpermendura.

Personat me aftesi te kufizuara jane target grup prioritar per Programet e Nxitjes se Punesimit ndersa perfitojne tarifa falas per formimin e tyre profesional ne baze te Urdhrit per Tarifat e Sistemit te Formimit Profesional.

Ministria e Punes dhe institucionet e saj kane rolin kryesor ne hartimin e politikave dhe kontrollin e zbatimit te ketyre detyrimeve por jane edhe njesite vendore ato qe kane pergjegjesi per realizimin ne terren te ketyre politikave dhe programeve pergjegjesi qe lidhen me kujdesin social dhe shendetesor te personave me aftesi te kufizuar punesimin dhe formimin profesional strehimin dhe arsimin kulturen dhe sportin mjedisin dhe transportin informimin dhe pjesemarrjen e tyre ne jeten publike. Pjese e procesit te reformes shoqerore per ofrimin e sherbimeve per personat me aftesi te kufizuar eshte dhe hartimi i Strategjise Lokale per Personat me Aftesi te Kufizuara ne rajonin e Durresit dhe te Fierit. Marredheniet shume te mira nderinstitucionale te konsoliduara tashme do te garantojne suksesin e zbatimit te rekomandimeve te shprehura ne Strategjine Lokale te Personave me Aftesi te Kufizuara nga strukturat perkatese. Nga viti qe vjen e ne vazhdim institucionet lokale pergjegjese do te planifikojne buxhete dhe do te ngrene fonde me qellim qe kjo strategji te behet efektive dhe te ndikoje ne permiresimin e cilesise se jetes se individeve me aftesi te kufizuara.

Autori Minister i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›