E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 20-vjecari per 3 mije leke

/ /

Ngjarja ndodhi rreth ores 1300 ne lagjen nr.2 te qytetit pas nje konflikti mes disa te rinjve. Adoleshentet u perleshen me thika mes tyre. Ne perplasje u perfshine dy vellezer dhe viktima shtetasi Bruno Kallasi 20 vjec. Burime nga policia thane se nga ngjarja mbeten te plagosur viktima edhe autori te cilet u transportuan me urgjence ne spitalin e Durresit. Pavaresisht nderhyrjes se mjekeve 20-vjecari Bruno Kallasi nuk mundi te mbijetoje. Ai gjeti vdekjen nga hemorragjia si pasoje e plageve te shumta qe kishte marre ne pjese te ndryshme te trupit nga disa goditje me thike. Policia e Tiranes ne nje deklarate sqaroi dje se nga perleshja me viktimen ka mbetur i plagosur rende edhe i dyshuari si autor i ngjarjes Arjan Leka 23 vjec. Ata jane jashte rrezikut per jeten. Autori i ngjarjes eshte arrestuar ne dhomen e spitalit te Durresit ku mbahet nen mbikeqyrjen e forcave te policise deri ne perfundim te mjekimit. Ndaj tij eshte ngritur akuza e vrasjes me dashje. Sipas policise se Kavajes sherri ka ndodhur per nje celular qe viktima kishte blere dy dite para vrasjes tek autori dhe vellai i tij. Kallasi megjithese kishte marre telefonin nuk u kishte dhene parate vellezerve. Celulari qe kushtonte rreth 3 mije leke te reja dyshohet se ka qene shkaku i vrasjes se 20-vjecarit.
PERLESHJA
Policia tha dje se adoleshentet jane takuar mes tyre dje per nje sqarim mes Bruno Kallasit dhe vellezerve Arjan dhe Emiljano Leka. Ata kishin lene takim per ti kerkuar te riut parate e celularit qe i kishin shitur. Takimi ishte lene ne lagjen nr.2 te Kavajes ne oren 1300. Sipas policise situata ka dale jashte kontrollit duke perfunduar me vdekjen e 20-vjecarit Kallasi pas perleshjes me thika. Sipas sqarimeve qe Emiljano Leka vellai i autorit ka dhene ne polici sherri ka nisur kur viktima nuk u ka dhene parate e celularit rreth 30 mije leke te vjetra. Ne momentin kur Bruno Kallasi iu ka thene vellezerve se nuk i kishte parate me vete ka nisur perleshja mes tyre duke perdorur edhe thika. Policia eshte lajmeruar per ngjarjen nga kalimtaret e rastit dhe ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes edhe pse per viktimen ka qene vone pavaresisht se eshte derguar me urgjence ne spital. ARRESTIMI

Policia e Tiranes njoftoi dje zyrtarisht se ka arrestuar me akuzen e vrasjes me dashje te 20-vjecarit Bruno Kallasi autorin e dyshuar te ngjarjes Arhan Leka nga Kavaja. Akuza i eshte komunikuar ne spital pasi edhe vete autori ka mbetur i plagosur me thike. Gjithashtu policia tha se ka arrestuar edhe Emiljano Leken 26 vjec vellai i autorit i cili dyshohet se eshte bashkepunetor i ngjarjes.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›