Shamku: Berisha "shkel" autonominë e universiteteve
Deputetja e opozitës, Ledi Shamku, u shpreh se të gjithë rektorët kanë dalë kundër autonomisë së prezantuar nga Ministria e Arsimit.
“Ne kemi vetëm një pyetje për Saliun: Si ka mundësi që edhe rektorët më të devotshëm dhe besnikë të tij, kanë dalë hapur kundër arnimeve që po i bëhen ligjit për arsimin e lartë, që në fakt Universiteteve vetëm autonomi nuk u jep, por përkundrazi, i nënshtron dhe i vendos krejtësisht nën urdhrat e pushtetit ?! 5 herë në 3 vjet e ka ndryshuar Sali Berisha këtë ligj. 5 herë në 3 vjet, me qëllimin e vetëm për të krijuar skllevër të rinj si dhe për të ushqyer me paratë e shqiptarëve grykëzat e qeverisë së vet”, tha ajo sot për mediat.