Senatorët çekë shprehin vlerësimin për zhvillimin e demokracisë në vend dhe mbështetjen në proceset integruese
Gjatë një takimi sot paradite me delegacionin e senatorëve çekë, të kryesuar nga senatori Jaroslav Kubera, Kryeministri Berisha ka marrë vlerësime për zhvillimin e demokracisë në vend dhe mbështetjen për proceset integruese.
Duke falënderuar Kryeministrin për pritjen e rezervuar, senatori Kubera shprehu vlerësimin për Shqipërinë, traditën e mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve, për nismat dhe punën e qeverisë. Ai u shpreh seÇekia do ta mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë në proceset e saj të integrimit, duke votuar së shpejti në parlament Marrëveshjen e Stabizilizim Asociimit. Gjithashtu ai vlerësoi nivelin dhe stadin e institucioneve demokratike shqiptare, duke e vlerësuar Shqipërinë si një "demokraci që funksionon". Gjithashtu ai vlerësoi burimet dhe potencialet turistike të Shqipërisë, si një mundësi e madhe për zhvillimin e vendit tonë, duke siguruar se do t'i bëjë të ditura këto potenciale nëÇeki.
Kryeministri Berisha falënderoi senatoret çekë për vlerësimin që ata i bënë demokracisë shqiptare, e cila pas nënshkrimit edhe të MSA-së ka hyrë në një fazë të rëndësishme të saj.
Kryeministri i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të rëndësishme. Fillimisht Kryeministri i bëri delegacionit të senatit çek një ekspoze të nismave më të rëndësishme të qeverisë shqiptare dhe rezultatet e tyre, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Me qëllim që të përmirësonim imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ne ndërmorëm një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi për ne krimi i organizuar dhe korrupsioni janë një kancer i shoqërisë. Nismat e qeverisë janë pasuar nga rezultate të menjëhershme. Sot, bosët dhe anëtarët e bandave kriminale janë përpara ligjit, kjo falë edhe bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve evropiane," tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha u ndal edhe përpjekjet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të pazbuluara, ku me rëndësi dhe përparësi mbetet çështja e humbjes së tre studentëve çekë në alpet e vendit.
Kryeministri u ndal veçanërisht në përpjekjet që po bën qeveria shqiptare për zbatimin e MSA-së dhe rritjen e performancës së saj, të denjë për të fituar ftesën për anëtarësim në NATO. "MSA është një kontratë e rëndësishme dhe ne po bëjmë ç'është e mundur për zbatimin e saj, tha Kryeministri, me qëllim që Shqipëria të jetë një vend i denjë për familjen evropiane."
Në përfundim bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta për integrimit në Evropë, shkëmbimin dhe përfitimin e eksperiencës në proceset integruese, duke shprehur idenë se projekti evropian është projekti më i shkëlqyeshëm i popujve tanë.