Senatorët holandezë, pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Pas ratifikimit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës, ditën e djeshme edhe Senatorët holandezë i thanë PO, aderimit të Shqipërisë në NATO. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në letrën e saj drejtuar Znj. Yvonne E.M.A.
Timmerman-Buck, Presidente e Senatit të Holandës, e ka falënderuar këtë të fundit për impenjimin e saj personal, për përfshirjen në axhendën e Senatit dhe aprovimin e këtij Protokolli, brenda një kohe të shkurtër. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët holandezë, për mbështetjen dhe besimin e tyre, ndaj përpjekjeve të Shqipërisë, për të merituar anëtarësimin në NATO. Pas Holandës, pritet edhe Parlamenti grek që të përmbyllë këtë proces ratifikimesh.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1