E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe nga Berati "Inaugurimet e Berishës në këtë qytet gënjeshtra e mashtrime"

BERAT- Nuk ka vonuar reagimi i PS-së në lidhje me vizitën e kryeministrit Sali Berisha bërë tre ditë më parë në këtë qytet. Reagimi ka ardhur nga deputeti i këtij qarku Erjon Braçe, i cili i ka cilësuar inaugurimet e bëra nga vetë Berisha si gënjeshtra e mashtrime të cilat u serviren qytetarëve sit ë vërteta. Gjatë një konference për shtyp, të dhënë mbi urën e re të Osumit, inauguruar disa ditë më parë nga kryeministri Berisha n/kryetari i Grupit Parlamentar dhe deputeti Erion Braçe ka akuzuar kryeministrin Berisha si mashtrues për premtimet e pambajtura gjatë 4 viteve në pushtet. Sipas tij ura ka përfunduar 5 muaj më parë dhe nuk është funksionale, pasi nuk ka rrugë lidhëse as në hyrje e as në dalje të saj, ashtu sikurse edhe projekti për rrugën hyrëse të qytetit të Beratit, nuk ka as datë fillimi e as datë mbarimi. Fondi që po përdoren për fillimin e kësaj rruge, pohoi Braçe, janë paratë e buxhetit të vitit 2008, për vijimin e punimeve të kësaj rruge nuk është planifikuar asnjë qindarkë në buxhetin e vitit 2009. Sali Berisha, ka thënë Braçe, mund të mburret kudo me lekët e tij, me lekët e vajzës e të djalit të tij, por nuk mund të mburret me lekët e shqiptarëve. Braçe ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka vjedhur në këtë rrugë mbi 1.5 milion euro, më pretekstin e sistemim-asfaltimit të këtij aksi, që është totalisht i shkatërruar, si një pantallon i vjetër i viti 1945, me andra. Premtimi i Berishës për ndërtimin e Aksit Qëndror Jugor, tha Braçe, është një tjetër mashtrim i radhës i kryeministrit Berisha, pasi në të gjitha buxhetet e miratuara nuk është planifikuar asnjë qindarkë për këtë aks. Deputeti Erion Braçe, duke folur në lidhje me një tjetër premtim të radhës të kryeministrit Berisha, hapjen e Universitetit në Berat, ka pohuar se Pollo vazhdimisht ka kundërshtuar duke e shfuqizuar vendimin për hapjen e një universiteti në këtë qytet  

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›