Gjiknuri: Refuzimi për ngritjen e Komisionit Ad Hoc përpjekje për të fshehur të vërtetën
Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat në shpërndarjen e kartave të identitetit pasi ky është një proces shumë i rëndësishëm në zhvillimin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe për këtë duhet të ngrihet komisioni Ad Hoc për monitorimin e procesit zgjedhor. Kështu deklaroi dje, nënsekretari i çështjeve ligjore në PS, Damian Gjiknuri.
Partia Socialiste është e mendimit se mos ngritja në kohë e komisionit parlamentar të monitorimit për këtë proces, i heq një mundësi efektive opozitës për të pasur akses dhe informacion, dhe mbi të gjitha për të përcaktuar qarte dhe përfundimisht ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia e qeverisë ndaj zgjedhësve shqiptar,- u shpreh Gjiknuri. Ai u shpreh se mungesa e transparencës dhe mos bërja publike e një grafiku të qartë të shpërndarjes në territor, po shoqërohet edhe me refuzimin sistematik të mazhorancës për ngritjen e një komisioni monitorues parlamentar, të përfaqësuar në shumicë nga opozita. Pikërisht kjo vendosmëri në refuzimin e ngritjes dhe krijimit të aksesit të nevojshëm të opozitën në këtë proces , të bën të mendosh që vonesat më tepër se paaftësi janë një proces i mirëmenduar për të sabotuar këtë ndërmarrje,- tha Gjiknuri.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1