Senatori Ted Kennedy do të varroset në Arlington
Ish Senatori amerikan Edëard Moore Kennedy do të varroset në varrezën kombëtare Arlington, shumë pranë varrit të vëllezërve të tij më të mëdhenj, ish presidentit amerikan John F. Kennedy dhe ish senatorit Robert F. Kennedy. Trupi i Kennedit do të përcillet në banesën e fundit me një varg makinash, pas një meshe fetare, për të përshkuar librarinë presidenciale dhe muzeun John Kenedy në Boston ku do të mbërijë pasditen e së premtes. Për nder të Kenedit do të zhvillohen edhe disa shërbime dhe ceremoni lamtumire, duke përkujtuar edhe një herë jetën dhe karrierën e "Luanit të senatit" siç e quanin miqtë e tij. Agjensia e lajmeve Associated Press bën të ditur se Kennedy, luani liberal i senatit për rreth gjysmë shekulli, do të prehet përjetësisht në faqen e kodrës së famshme të Virginias, vend që ka shërbyer si varrezë edhe për shumë figura të njohura të historisë amerikane dhe të familjes Kenedi, një nder to është edhe ish zonja e parë Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis. Gjithashtu në këtë vend prehen eshtrat e anëtarëve të familjes Kenedi, ish presidenti dhe gruaje e tij, foshnja e tyre, patrik që vdiq pas dy ditësh, dhe nje bebe e porsalindur. Edward Kenedi vdiq të martën e vonë pas nje beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit në moshën 77- vjeçare. Kennedit i takon të varroset në Arlington për vlerat e tij dhe për shërbimin në kongres, e gjithashtu edhe për shërbimin në ushtri. Për nder të keneditfFlamujt janë ulur në gjysëm shtizë në të gjithë SHBA-në dhe homazhe janë mbajtur nga miqtë e tij senatorë dhe ish-presidentë, duke përfshirë dhe ish-rivalin e tij Jimmy Carter.