Rritje të papunësisë në Greqi
Parashikime tepër negative për sa i përket të ardhmes së tregut të punës rezultojnë nga një sondazh i konfederatës së përgjithshme të tregtarëve dhe industrialistëve grekë.
Sipas të dhënave që publikohen pasi janë marrë në pyetje mbi 830 biznesmenë grekë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në bizneset e mesme dhe të vogla, kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës, 85 mijë vetë.
Pritet që deri në fund të këtij viti, kësaj liste t'i shtohen edhe me shumë se 100 mijë persona të tjerë.
Gjithashtu nga ky sondazh rezulton se mbi 20% e këtyre bizneseve kanë shkurtuar personelin e tyre dhe pritet që po kaq të tjera, të hedhin në rrugë shumë punonjës në muajt e ardhshëm.