E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatorium, kushërinjtë plagosen për pronat



Sherri për pronat në një lokal ka përfunduar me plagosjen e dy kushërinjëve. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Senatoriumit në Tiranë. çlirim Dumi dhe Ibrahim Dumi kanë pasur një grindje mes njeri tjetrit i cili në fillim ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar me leva dhe me thikë. Sipas policisë mësohet se dy kushërinjtë kanë qenë në një lokal kur ka nisur zënkën ku 54 vjeçari Ibrahim Dumi ka qëlluar me thikë kushëririn e tij çlirim Dumi. Ky i fundit ka reaguar menjëherë duke qëlluar në drejtim të kushërit me levë hekuri duke i shkaktuar plagë në trup. Menëjherë në vendin e ngjarjes ka shkuar forcat e policisë për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku janë nën vëzhgimin e mjekëve. Ndërkohë sipas policisë nga hetimet paraprake rezultoi se shkaku ka qenë shitja e një trualli nga një prej kushërive të plagosur ku tjetri ka nsiur të debatonte duke pohuar se ishte shitur me një çmim të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›