E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasjet në Foxconn, kompania rrit pagat


Rritje rrogash për të parandaluar serinë e vetëvrasjeve në ndërmarrje.

Ky është vendimi i marrë nga Hon Hai Precision Industry në Tajvan, kompania mëmë e kinezes Foxconn ku kohët e fundit janë regjistruar vetëvrasjet e disa punonjësve. Sipas vendimit më të fundit, pagat e punonjësve do të rriten me 20 %.

Vendimi erdhi menjëherë pas një tjetër vetëvrasjeje dhe një tentativë për vetëvrasje në rajonin Shenzen. Për momentin nuk është vendosur ende asnjë datë për aplikimin e pagave të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›