E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë sensibilizuese për mbledhjen e armëve

Ndryshime ligjore ne kodin penal dhe perfshirjen e sensibilizimit per armet ne kurikulat shkollore, jane qellimet kryesore te partnereve shteterore e shoqates ALB-AID. Ata shprehen shqetesimin se armet vazhdojne te gjenden ne duart e popullates ne shume qytete te vendit, duke krijuar nje kercenim potencial per sigurine e qytetareve.

Fakti konfirmohet edhe nga zyrtaret shteterore, ne Konferencen “Drejt nje Shqiperie me te sigurt- Projekti pilot per edukimin e armeve te vogla dhe te lehta” ata, apeluan per sensibilizim me te madh per mbledhjen e tyre.

Shoqata shqiptare ALB-AID,e cila qe prej vitit 1999, asiston projekte te ndryshme per sensibilizimin e popullates per rrezikun e armeve dhe minave, raporton se nje pjese e armeve dhe municionit, nuk eshte mbledhur.

Ne trazirat e ‘97, ne vend u grabiten 1300 depo armesh, u moren mbi 643 mije amre, 1.5 miliard municione. Deri me sot, me keto arme rezultojne se jane vrare rreth 3 mije persona ndersa demi ekonomik i shkaktuar prej tyre eshte mbi 61 miliard leke.

Konferenca do te propozojne ndryshime te mundshem ne kodin penal, qe do te krijonin hapësira per dorezimin vullnetar te armeve, vecanerisht te armeve te vogla.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›