E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Hyn në dyqan për të grabitur, merr peng shitësen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mesditën e sotme. Një person i armatosur ka marrë peng një nga punonjëset e një kompanie celularësh.
Ngjarja ndodhi pranë "Stacionit të Trenit" ku shtetasi, Elton Sutermani, 28 vjeç nga Shkodra ka hyrë në dyqan dhe ka kërcënuar me jetën shitësen.
Pas marrjes së informacionit, Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bllokuar qarkullimin në bulebardin "Zogu 1 ".
Ka qenë ndërhyrja e forcave "Renea" që ka bërë të mundur negocimin me pengmarrësin, i cili është dorëzuar dhe ka lënë të lirë shitësen.
Sipas policisë Elton Sutermani, ka hyrë në dyqan me qëllim për ta grabitur dhe të merrte paratë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 28 vjeçari nga Shkodra vuante nga depresioni. Ai është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës për t'u marrë në pyetje.
"Ora News" ka transmetuar pamje ekskluzive të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›