Elbasan, gjendet i vdekur 52 vjeçari

Një 52 vjeçar është gjetur i vdekur me një plumb në kokë në qytetin e Elbasanit. Dy kalimtarët të rastit pasi kanë pikasur viktimën kanë njoftuar policinë. Pas verifikimeve të para forcat blu kanë mundur të bënin identifikimin e viktimës, Gëzim Alikaj, 52 vjeç i cili punonte si shofer autobusi me një agjensi udhëtimi.
Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjes, ndërsa hedh dyshime se bëhet fjalë për një ekzekutim.