Senderos, i gatshëm

Pasi ka arritur zyrtarizimi i transferimit të mbrojtësit zviceran të Arsenalit, Philippe Senderos tek Everton, 24 vjeçari është prezantuar në sallën e shtypit në Goodison Park.
“Jam me të vërtet i lumtur që jam futbollist i ri i Everton. Mezi pres të filloj të luaj. Shpresoj që të mund të luaj sa më shpejt që është e mundur dhe të kem rast ta tregoj veten. Jam mjaft i motivuar. Kam biseduar me trajnerin dhe shpresoj që të luaj mirë, për të mbetur këtu për një kohë të gjatë”, tha ish mbrojtësi i Milanit.