Murinjo: Unë jam një yll, më merrni!

Portugezi i famshëm i Celsit po mbetet i papunë edhe pse për të janë përmdendur gjithmonë emra klubesh apo kombëtaresh. I konsideruar si një nga teknikët më të mirë në botë po përballet me shumë vështirësi për të gjetur një vend pune të ri. Anglia zgjodhi Kapelon, Bajerni Klinsmani dhe Liverpuli i dha besën sërish Rafa Benitezit. Edhe thashethemi më i fundit për të marrë Barcelonën rezultoi një bllof,pasi presidenti Laporta konfirmoi Frenk Rajkardin.