Permiresimi i Kaka: Braziliani ne fushe ndaj Parmes

Top News
Karlo Anceloti mund të marrë frymë lirisht. Mesfushori Kaka' do të jetë në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit. Braziliani i Milanit ka pasur prej kohësh një problem në gju që në disa raste ka ndikuar edhe në paraqitejn e tij në fushë dhe tashmë ndeshja me londinezët do të jetë një test i vërtetë për të verifikuar gjendjen e vërtetë të tij. "Tani jam më mirë - është shprehur Kaka' - problemi në gju ekziston prej kohësh. Deri tani ia kam dalë mbanë, por ka ca kohë që nuk po mund të stërvitem dhe të luaj në mënyrën më të mirë. Mendoj se tani është momenti i duhur per të pushuar, për të menduar shërimin". Është e sigurtë se Kaka' nuk do të jetë në ndeshjen e së dielës kundër Sienës dhe atë të mërkurës kundër Livornos, megjithatë, stafi mjekësor po punon që braziliani të jetë i gatshëm për Parmën dhe më pas për sfidën e dyfishtë kundër Arsenal. Në ndeshjen me Sienën, Anceloti do të ketë në dispozicion Ronaldon dhe Inzagin, pasi Pato është i dëmtuar dhe Xhilardino është i skualifikuar. "Në sulm do të luajnë Ronaldo e Inzagi - ka vijuar me tej Kaka' - momenti është disi delikat, por unë jam i kënaqur për Ronin dhe shpresoj se edhe Pipo të kthehet të shënojë sepse e kemi ndjerë shumë mungesën e tij". Nuk lihen jashtë diskutimit as Lojërat Olimpike të Pekinit, ku Kaka' dëshiron të jetë me skuadrën përfaqësuese të Brazilit në këtë aktivitet. "Do të më pëlqente të isha në Pekin. Por për këtë vendosin Milan dhe Federata Brazilaine të Futbollit - tha Kaka'. Dhe në fund, Fituesi i Topit të Artë rezervon edhe një batutë në drejtim të portierit të Interit Zhulio Sezar, që i bëri ftesë Ronaldinhos për të ardhur te Inter. "Tek Milan ka më shumë brazilianë se tek Inter, kështu që zërat tanë janë më të shumtë - ka përfunduar ylli brazilian Rikardo Kaka'. Burimi:-![]()
Karlo Anceloti mund të marrë frymë lirisht. Mesfushori Kaka' do të jetë në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit. Braziliani i Milanit ka pasur prej kohësh një problem në gju që në disa raste ka ndikuar edhe në paraqitejn e tij në fushë dhe tashmë ndeshja me londinezët do të jetë një test i vërtetë për të verifikuar gjendjen e vërtetë të tij. "Tani jam më mirë - është shprehur Kaka' - problemi në gju ekziston prej kohësh. Deri tani ia kam dalë mbanë, por ka ca kohë që nuk po mund të stërvitem dhe të luaj në mënyrën më të mirë. Mendoj se tani është momenti i duhur per të pushuar, për të menduar shërimin". Është e sigurtë se Kaka' nuk do të jetë në ndeshjen e së dielës kundër Sienës dhe atë të mërkurës kundër Livornos, megjithatë, stafi mjekësor po punon që braziliani të jetë i gatshëm për Parmën dhe më pas për sfidën e dyfishtë kundër Arsenal. Në ndeshjen me Sienën, Anceloti do të ketë në dispozicion Ronaldon dhe Inzagin, pasi Pato është i dëmtuar dhe Xhilardino është i skualifikuar. "Në sulm do të luajnë Ronaldo e Inzagi - ka vijuar me tej Kaka' - momenti është disi delikat, por unë jam i kënaqur për Ronin dhe shpresoj se edhe Pipo të kthehet të shënojë sepse e kemi ndjerë shumë mungesën e tij". Nuk lihen jashtë diskutimit as Lojërat Olimpike të Pekinit, ku Kaka' dëshiron të jetë me skuadrën përfaqësuese të Brazilit në këtë aktivitet. "Do të më pëlqente të isha në Pekin. Por për këtë vendosin Milan dhe Federata Brazilaine të Futbollit - tha Kaka'. Dhe në fund, Fituesi i Topit të Artë rezervon edhe një batutë në drejtim të portierit të Interit Zhulio Sezar, që i bëri ftesë Ronaldinhos për të ardhur te Inter. "Tek Milan ka më shumë brazilianë se tek Inter, kështu që zërat tanë janë më të shumtë - ka përfunduar ylli brazilian Rikardo Kaka'. Burimi:-