E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi - Llalla: Mbështetje organit të akuzës për forcimin e kapaciteteve hetuese

12-02-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i BE, takim me Kryeprokurorin Llalla. Në fokus të takimit realizimi i objektivave prioritarë të institucionit të akuzë

Pas ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, dje ishte ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ai i cili u takua me kryeprokurorin e Republikës, Adriatik Llalla. 
Në takim, Llalla falenderoi diplomatin Sequi, për mbështetjen që i është ofruar organit të prokurorisë nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve hetuese dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor.
Duke u ndalur në prioritetet e mandatit të tij, kryeprokurori Llalla siguroi ambasadorin Sequi se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të angazhohet maksimalisht për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i akuzës, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadori Sequi, i cili zhvilloi takimin e parë zyrtar me Prokurorin e Përgjithshëm, ofroi garanci të plotë dhe mbështetje të Bashkimit Evropian për realizimin e objektivave prioritarë të institucionit të akuzës, në kuadër të forcimin të shtetit ligjor në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›