E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Angazhim, besim e vendosmëri drejt BE

TIRANË- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së kanë vlerësuar maksimalisht rolin e madh që ka besimi social në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme.

Gjatë fjalës së tyre në konfrencën për besimin social në demokracinë shqiptare, ata kanë kërkuar nga vendi ynë më shumë punë e më shumë besim në vetvete për të mbërritur në rrugën e dëshiruar.

Puna jonë dhe marrëdhënie me ju kërkon që të ndërtojmë besim, që të bëheni pjesë e vlerave tona- tha ambasadori i BE-së, Sequi.

Sipas tij, përpjekjet e Shqipërisë janë të lidhura me ndërtimin e besimit në vetvete dhe kjo ka të bëjë me vlera dhe parime që duhet të mishërohen në të gjitha fushat e jetës. Ju duhet angazhim i sinqertë, vendosmëri dhe besim, ju duhet të bëni këtë dhe ne si BE jemi këtu për tu ndihmuar që të arrini këtë- ka thënë ai.

Ndërkohë, zv/ambasadorja Debora Jones ka theksuar se besimi social është shtyllë e cdo demokracie. Sipas saj, besimi social ka vlerë të madhe pasi ndihmon njerëzit  dhe zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›